RTSH 24 Live

Sociale

Kërkesa të shumta për produktet e fshatrave - Në Gjirokastër tregtohen frutat dhe perimet bio

6 orë para

Kërkesa të shumta për produktet e fshatrave - Në Gjirokastër tregtohen frutat dhe perimet bio

Për prodhimet e zonave rurale kryesisht të frutave dhe perimeve që kultivojnë banorët ka kërkesa të larta . Në fshatin Suhe  në Libohovë , banorët vazhdojnë traditën e kultivimit të perimeve frutave të stinës së vreshtave e të tjera . Për ti mbjell dhe për të marr një prodhim të kënaqshëm do shumë përkujdesje pohojnë banorët të cilët thonë se për to nuk përdorin fare kimikate për ti mbajtur bio.

 Ata thonë se prodhimi që marrin nga to është i kënaqshëm dhe se për shkak të produkteve bio fshatit ka kërkesa të larta . Megjithatë shprehin se shqetësim i vetëm për ta është transporti deri në qytet i cili shpesh bëhet i pamundur dhe i vështirëson në shitjen e tyre.

Për produktet bio të fshatrave kërkesa të larta tashmë ka edhe nga turistët që vizitojnë këto zona rurale . Ata shijojnë këto prodhime të fshatrave nëpër bujtinat që qëndrojnë.

Gazetar: M. Marashi

/RTSH/