RTSH 24 Live

Sociale

Kalaja e Zvezdës - Vendi me rëndësi arkeologjike daton nga fillimet e Epokës së Hekurit

9 orë para

Kalaja e Zvezdës - Vendi me rëndësi arkeologjike daton nga fillimet e Epokës së Hekurit

Qarku i Korçës është i pasur me vendbanime e fortifikime të hershme. Ndër to dhe Kalaja e Zvezdës, një vend i rëndësishëm historik dhe arkeologjik që daton që nga fillimet e Epokës së Hekurit.

“Është një ndërtim i një lloji të veçantë që pasohet në shekujt e mëvonshëm nga mure të tjerë që janë mure fortifikuese”, u shpreh arkeologu Dorian Kallanxhi.

Kallanxhi thotë se në qarkun Korçë ka dhe kala e fortifikime të tjera të hershme me interes  për t’u vizituar.

Kodra ku ndodhet kalaja e njohur nga vendasit si “Mbizvezdë” ose “Maja e Shkëmbit” lidhet me shpatin e Malit të Thatë në anën verilindore. Kalaja ka një sipërfaqe prej rreth 250 m gjatësi dhe 35 m gjerësi. E pozicionuar në një kodër rrëzë malit të Thatë, kjo kala ofron një pamje të jashtëzakonshme të fushës së Korçës dhe asaj të Devollit.

Gazetare: G. Sali

/RTSH/