RTSH 24 Live

Sociale

Elbasan, monumentet e kulturës në foto, ekspozita e çelur do të rrugëtojë në disa qytete historike

8 orë para

Elbasan, monumentet e kulturës në foto, ekspozita e çelur do të rrugëtojë në disa qytete historike

Ekspozita e cila po rrugëton në disa qytete ri sjell në kujtesë  trashëgiminë tonë të pasur kulturore e historike. Përmes materialeve te ekspozuara në muzeun etnografik të Elbasanit,  publikut i jepet mundësia të njihet edhe me objekte të një rëndësie të veçantë pak të njohura.

Në ekspozitë, një pjesë e monumenteve pasqyrohen  para dhe pas restaurimit të tyre. Një fat të tillë e pret edhe muzeun etnografik të Elbasanit, i cili do të restaurohet duke i dhënë turizmit një hop akoma e më cilësor.

Fokusi i ekspozitave në Mujin e Monumenteve Historike është të njihen veçanërisht  nga brezi i ri dhe të zgjojnë interesin e tyre  për t’i njohur dhe vizituar.

/RTSH/