RTSH 24 Live

Sociale

Katër projekte nga BE në Dropull- Investime në infrastrukturën rrugore dhe ndriçimin e brendshëm

23 orë para

Katër projekte nga BE në Dropull- Investime në infrastrukturën rrugore dhe ndriçimin e brendshëm

Në pesë projekte të Programit pêr bashkëpunim ndërkufitar të Bashkimit Europian, Intereg 4 , 2021-2027, aplikoi Bashkia e Dropullit.

Institucionet përkatëse në Selinë Europiane të Brukselit, aprovuan 4 prej këtyre projekteve, ku një pjesê e tyre janë vazhdimësi e investimeve tê mëparshme.

Me fonde europiane dhe në bashkëpunim me njësi vendore të vendit fqinj , në shtetin grek, do të investohet kryesisht në infrastrukturën rrugore, si dhe në ndriçimin e brendshëm te 4 fshatrave.

Derviciani, Bodrishta dhe segmenti i rrugës Stacioni Pyjor-Hllomo në Pogon, do të përfitojnë fonde nga Bashkimi Europian për përmirësimin e infrastrukturës rrugore  gjatê 2-3 viteve tê ardhshme.

Pas Qeverisë Shqiptare, Bashkimi Europian është donatori më i madh për investime në infrastrukturën e njësisë vendore të Dropullit.

/rtsh.al/