RTSH 24 Live

Kronika

KAS rrëzon kërkesën e PD-së dhe LSI-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë e Elbasan

31/05/2021

KAS rrëzon kërkesën e PD-së dhe LSI-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë e Elbasan

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Korçë dhe në Elbasan.
“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor.”

PD kërkoi edhe urdhërimin e përsëritjes së zgjedhjeve për qarkun Korçë, ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim në ankesën e saj kërkoi ndryshimin e vendimit të KQZ nr.346, datë 04.05.2021 si dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjithë qarkun Korçë. 

Ditën e sotme pritet që të jepet edhe vendimi për zgjedhjet në Fier.