RTSH 24 Live

Sociale

Kalaja e Rozafës “magjeps” turistët, e vizitueshme edhe në javën e parë të nëntorit

08/11/2024

Kalaja e Rozafës “magjeps” turistët, e vizitueshme edhe në javën e parë të nëntorit

E ndodhur mbi një kodër shkëmbore, në hyrje të qytetit të Shkodrës, kalaja Rozafa vazhdon të mbetet ndër monumentet e trashëgimisë kulturore më të vizitueshme nga të gjitha moshat. Edhe në javën e parë të nëntorit nuk kanë munguar turistët e huaj të cilët duket se i tërheq historia, arkitektura dhe peizazhi fantastik, që ndërthuren në mënyrë të përkryer.

“Është hera e parë që e vizitoj Shkodrën, por jo Shqipërinë, pasi kam qenë tre herë deri tani. Shkodra është shumë e bukur, e rrethuar me male dhe ujë. I kam rënë rreth e qark Europës, madje isha edhe në Theth dy javë më parë është më bukur se sa në Zvicër. Fatmirësisht edhe koha është e favorshme, jam nga Spanja por do të vij sërish në Shkodër”, shprehet turisti.

Kam ardhur me kamper bashkë me bashkëshorten time, është hera e parë për ne. Ndjehem i impresionuar, më pëlqen kalaja, njerëzit, atmosfera dhe klima sepse atje nga vij unë, në Gjermani, kemi një klimë të egër. Nuk me duket se jam në Europë por si në Alegjeri. Po ndihemi mjaft mirë”, shprehet turisti gjerman.

Përveç peisazhit, kalaja Rozafa ofron edhe muze dhe zona arkeologjike ku vizitorët mund të mësojnë më shumë për historinë e saj dhe për rolin që ka luajtur gjatë shekujve.

Gazetar: Mirsad Rakaj    

/rtsh.al/