Falë vlerave historike dhe arkitektonike që kështjella e Argjiros mbart ,edhe gjatë muajve të parë të këtij viti vijon të jetë një prej monumenteve më të frekuentuar nga vizitorë vendas e të huaj.Sipas drejtorit të drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore Ardis Duka deri më tani janë rreth 40 mijë turistë që kanë vizituar këtë vend historik .
“Gjatë kësaj periudhe kemi pasur rreth 60% të vizitorëve vendas dhe 40% të huaj për shkak se gjatë kësaj periudhe shumë shkolla brenda vendit vizitojnë kalanë. Kjo tregon një ngritje rreth 45 % krahasuar me vitin e mëparshëm”, u shpreh drejtor i DRTK, Ardis Duka.
Ndërkaq Duka theksoi se në datën 5 maj është futur në fuqi edhe urdhëri I ministrisë së kulturës dhe inovacionit për zgjatjen e orareve në muzetë brenda kalasë ,kjo për shkak të fluksit të lartë turistik.
“Është futur në fuqi dhe urdhri i ministrit të Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit për rritjen e orarit të vizitueshmërisë të siteve arkeologjike dhe muzeve”, tha Duka.
Gjirokastra përveç kalasë madhështore e cila është një prej dectinacioneve më të preferuara dhe mban numrin më të lartë të vizitorëve ,ofron dhe site të tjera të larmishme për turistët.
/RTSH/