RTSH 24 Live

Sociale

Kabllot ajrorë, shqetësim në Lezhë - Bashkia do të nisë këputjen e çdo linje që është pa leje

12/11/2024

Kabllot ajrorë, shqetësim në Lezhë - Bashkia do të nisë këputjen e çdo linje që është pa leje

Të kthyer si rrjet "merimangash" dhe rrezik për jetën e qytetarëve, problematika e kabllove ajrorë do të marrë zgjidhje në Lezhë. Bashkia ka ngritur grupin e punës, ku do të nisë këputja e çdo linje kabllore që është jashtë lejes së dhënë, ndërkohe po bashkëpunohet me subjektet e shpërndarjes së internetit që kanë linja nëntokësore për të vendosur aty te gjitha kabllot. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku.

“Lezha si një ndër 6 bashkitë e qarkut Shqipëri  vuan të njëjtën problematik  të hapësirës ajrore e cilës është kthyer  në një rrjetë merimange edhe për mënyrën se si funksionon  por edhe për pamjen estetike”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku.

Nëse nuk arrihet marrëveshja Bashkia Lezhë do të ndërtojë vetë rrjetin nëntokësor dhe kompanitë që do operojnë do të tarifohen.

Viti 2024 do të shënoje startin e këtij objektivi dhe reduktimit të kabllove ajrore dhe gjatë vitit 2025 do të marrë zgjidhje përfundimtare kjo problematike.

/RTSH/