RTSH 24 Live

Muzikë

Junior Fest 2023, nis spektakli i yjeve!

22/09/2023

Junior Fest 2023, nis spektakli i yjeve!

Ka nisur sot në mbrëmje, ora 20:30, LIVE nga Piramida, drejtpërdrejt në ekranin e RTSH 1 dhe Radio Tirana 2, 95,8 fm në frekuencën e brezit të ri, e cila sjellë festën rinore të muzikës me pjesëmarrjen e 16 interpretuesve të rinj në konkurrim.

Një festë magjike me performanca edhe nga të ftuarit: Arsi Bako, Erma Mici, Niki Zaimi, Luna Çausholli, Melodajn Mancaku dhe me performancën speciale nga Sardi Strugaj.

Kush do të shpallet fitues i Junior Fest 2023, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest?

Nesër do të zbulohet gjithçka nga festa muzikore më e bukur e të rinjve!

/rtsh.al/