RTSH 24 Live

Kulturë

Java e kulturës greke - Artistët nga Trikalla performojnë në Gjirokastër

26/05/2024

Java e kulturës greke - Artistët nga Trikalla performojnë në Gjirokastër

Me një aktivitet artistik 47 vjeçar, Kori i Trikallas nga Greqia performoi mbrëmjen e së shtunës për herë të parë për artdashësit gjirokastritë. 40 artistë ngjitën në skenën e teatrit “Zihni Sako”  20 këngë  të muzikës klasike, të përpunuar dhe popullore të kompozitorëve të njohur grekë.

Eleni Zaka, drejtuesja e korit që prej vitit 1987 thotë se ishte kënaqësi të ishin në Gjirokastër pas shumë koncerteve në shtete të tjera ku ata kanë marrë edhe çmime.

 “Sollëm këngë të kompozitorëve të njohur grekë si THeodhoraqis, Haxidaqis, Loizos, Kujumxis. Pjesë e repertorit tonë ishte dhe këngëtari nga Trikalla Vasilis Cicanis. Nuk mund të linim pa interpretuar  dhe këngë popullore greke e qipriote. Ky kor është ngritur në vitin 1976 dhe e ka shtrirë aktivitetin e tij edhe jashtë Greqisë ku është nderuar me çmime si në Çeki e Hungari. Shpeshojmë ta kemi kënaqur edhe publikun këtu. Dua të them se Gjirokastra na pëlqeu shumë. Na mahniti me arkitekturën e saj. Atmosfera është mbresëlënëse”, tha Drejtuese e korit të Trikallas, Eleni Zaka.

Artistët nga Trikalla erdhën në qytetin e gurtë në kuadër të javës së kulturës greke e cila organizohet prej 22 Majit deri në 29 nën kujdesin e trupit diplomatik grek në vendin tonë. Koncerti u shfaq edhe fshatin Dervician të Dropullit.

/RTSH/