RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Izraeli: Kemi zgjeruar operacionin tokësor në Liban. S’pranojmë armëpushim që nuk siguron çarmatimin e Hezbollahu

9 orë para

Izraeli: Kemi zgjeruar operacionin tokësor në Liban. S’pranojmë armëpushim që nuk siguron çarmatimin e Hezbollahu

Operacioni tokësor ushtarak i Izraelit në Libanin jugor është zgjeruar, tha të ministri i mbrojtjes i vendit Israel Katz. Ai nuk sqaroi se kur u mor vendimi për zgjerimin e operacioneve dhe nuk dha hollësi se çfarë përfshin zgjerimi. Izraeli nisi atë që e përshkroi si një "operacion të kufizuar tokësor" për të dëbuar Hezbollahun nga Libani jugor në fillim të muajit të kaluar.

"Ne kemi zgjeruar manovrën tokësore në Libanin jugor dhe po veprojmë kundër objektivave të Hezbollahut në distriktin Dahiyeh në Bejrut dhe kudo që është e nevojshme,"  tha Katz gjatë vizitës së tij të parë në Komandën Veriore të Izraelit.

Pati gati 20 sulme ajrore izraelite kundër asaj që ushtria izraelite e përshkroi si infrastruktura e Hezbollahut në Beirutin jugor të martën dhe të mërkurën.

Ministri i sapoemëruar i mbrojtjes pohoi se Izraeli nuk do të pranojë "asnjë armëpushim".

"Ne nuk do ta heqim këmbën nga pedalja," tha Katz, duke shtuar se Izraeli nuk do të bjerë dakord për asnjë marrëveshje që nuk siguron çarmatimin e Hezbollahut dhe tërheqjen e tij përtej lumit Litani, që është rreth 20 kilometra nga kufiri verior i Izraelit.

Pavarësisht operacionit tokësor izraelit në Libanin jugor, Hezbollahu ka vijuar sulmet e përditshme me raketa kundër Izraelit verior dhe vazhdon të lëshojë dronë mbi qytetet izraelite.

Hezbollah tha se kishte kryer të paktën 20 sulme kundër Izraelit dhe trupave të tij në Liban me dronë./ Izraeli thotë se ka zgjeruar operacionin e tij ushtarak tokësor në Liban | CNN

/rtsh.al/