Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të emërojë ish-guvernatorin e Arkansas, Mike Huckabee si ambasador në Izrael. Njoftimi u bë nga vetë Trump të martën.
Huckabee është një mbrojtës i vendosur i Izraelit dhe emërimi i tij vjen pasi Trump ka premtuar të përafojë politikën e jashtme të SHBA-së më afër me interesat e Izraelit, ndërsa ai zhvillon luftëra kundër Hamasit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
“Mike ka qenë një shërbëtor i madh publik, guvernator dhe udhëheqës në besim për shumë vite”, tha Trump në një deklaratë.
“Ai e do Izraelin dhe popullin e Izraelit, po ashtu edhe populli i Izraelit e do atë. Majk do të punojë pa u lodhur për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme!”
/rtsh.al/