Misioni paqeruajtës i OKB-së në Liban akuzoi ushtrinë izraelite për shkatërrim të qëllimshëm dhe të drejtpërdrejtë të pronës së tij.
Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) thanë se dy ekskavatorë dhe një buldozer që i përkisnin ushtrisë izraelite, kishin shkatërruar të enjten, një pjesë të një strukture betoni të një posti të UNIFIL, në zonën kufitare të Ras Naqoura.
Misioni e quajti incidentin një “shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare.
“Incidenti, si shtatë incidente të tjera të ngjashme, nuk ka të bëjë me plagosjen e paqeruajtësve nga shkëmbimi i zjarrit, por me veprime të qëllimshme dhe të drejtpërdrejta nga ushtria izraelite, IDF”, tha UNIFIL në X.
“Ne i kujtojmë sërish IDF-së dhe të gjithë aktorëve, të garantojnë sigurinë e personelit dhe pronës së OKB-së dhe të respektojnë paprekshmërinë e objekteve të OKB-së në çdo kohë”, tha misioni.
Të enjten, UNIFIL tha se pesë paqeruajtës ishin plagosën lehtë gjatë një sulmi izraelit me dron në Sidon, në Libanin jugor.
/ rtsh.al /