RTSH 24 Live

Sociale

Italiani që po investon në Gjirokastër - Banesat karakteristike po preferohen të blihen nga të huajt

11/06/2024

Italiani që po investon në Gjirokastër - Banesat karakteristike po preferohen të blihen nga të huajt

Mauricio Frezza, 66-vjeçari me profesion financier ka vendosur që vitet e pleqërisë ti kaloj në Shqipëri, dhe ai ka zgjedhur pikërisht qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Grupi tonë i xhirimit e ka gjetur pikërisht pranë agjencisë imobilare ku ka bërë dhe blerjen e një banese gjirokastrite. Mauriccio  tregon se çfarë e tërhoqi nga ky qytet dhe se si do e restauroj shtëpinë e tij më të re.

Unë zgjodha Shqipërinë pasi e kisha vizituar 15 vite më parë dhe kisha nostalgji. Ndërkohë që Gjirokastrën ma rekomandoi një mikja ime. Duke e vizituar dhe qëndruar më tepër pashë që është zona më e frekuentuar nga turistët, kishte një kosto të ulët dhe e preferova si vend. Ndërkohë që unë do e restauroj gjatë këtyre muajve  sipas stilit Italian dhe më pas do të vendos nëse do të jetoj vet apo do e kthej në një gest hoës”, tha Mauricio Frezza.

Ndërkaq banesa që sapo Mauriccio bleu nuk është e vetmja në Gjirokastër pasi ,nëse ai mendon që muajt e dimrit ti kaloj këtu ,ndërsa sezonin e verës ka vendosur ta kaloj në banesën e tij përsëri që ka zgjedhur në bregdetin e Sarandës.

Gjithashtu Mauriccio pohoi se vendosi të jetojë dhe investojë në Shqipëri dhe jo në një shtet tjetër për shkak se taksat në vendin tonë janë më të ulta.

Shqipëria nuk është në Europë dhe kjo gjë është një avantazh për ne, sepse në Europë taksat janë më të larta se në këtë vend dhe kjo është arsyeja që ne zgjedhim të jetojmë dhe investojmë në Shqipëri”, tha Mauricio Frezza.

Këtë vit Gjirokastra ka njohur bumin më të madh turistik të të huajve ,të cilët kanë një interes tepër të lartë për të blerë banesa dhe për të investuar, duke i dhënë një zhvillim më të madh qytetit.

/RTSH/