RTSH 24 Live

Kulturë

Italia feston karnavalet. Dedikim për Giacomo Casanova

18/02/2025

Italia feston karnavalet. Dedikim për Giacomo Casanova

Festimet e karnavaleve kanë nisur në mbarë Italinë, me një kalendar të pasur ngjarjesh që do të mbahen në qytete të ndryshme.

Venecia, si çdo vit, mbetet epiqendra e festimeve, duke ja kushtuar edicionin e sivjetshëm aventurierit të famshëm italian të shekullit të 18-të, Giacomo Casanova.

I lindur 300 vjet më parë në Venecia, ai njihej për joshjen e grave, por konsiderohej edhe diplomat dhe spiun dhe ka statusin e heroit në Itali.

Hapja  e festivalit është shoqëruar me një kortezh përgjatë Kanalit të Madh, si dhe parada në ujë, gondola, topa të maskuar dhe parada të natës.

Ndër eventet e tjera të njohura është edhe përzgjedhja e 12 të rejave më të bukura në Venecia.

Karnavalet në Venecia zhvillohen nga 14 shkurt deri më 4 mars. Festivali u mbajt për herë të parë në shekullin e 14-të dhe gjatë historisë shpesh ishte i ndaluar, ndërsa në formën e tij aktuale ekziston për rreth 100 vjet.

Nga Venecia magjike tek paradat spektakolare, karnavalet italiane premtojnë një festë plot ngjyra, art dhe emocion për të gjithë.

/rtsh/