RTSH 24 Live

Botë

Itali/ Emigrantë të armatosur tentojnë të marrin peng anijen turke! Ndërhyjnë forcat speciale italiane, kapen autorët

10/06/2023

Itali/ Emigrantë të armatosur tentojnë të marrin peng anijen turke! Ndërhyjnë forcat speciale italiane, kapen autorët

Një anije turke, “Galata Seaways”, e destinuar për në Francë, rrezikoi të merrej peng nga 15 turistët jashtë ishullit Ischia, në Gjirin e Napolit.

Disa emigrantë, të armatosur me thika, tentuan hynë në anije me qëllim marrjen peng të saj, por ndërhyrja e forcave speciale të Italisë parandaluan ngjarjen, ndërsa emigrantët janë arrestuar. Autorët janë emigrantë të paligjshëm, me kombësi siriane, afgane dhe irakiane.

Anija “Galata Seaways”, e cila u nis nga porti Topcular në Turqi më 7 qershor, ishte nisur për në Francë në portin e Sete, ku mbërritja ishte planifikuar për të shtunën. Në gjirin e Napolit, u pa një devijim i kursit të anijes, duke i bërë autoritetet të dyshonin.

Hetuesit tani po punojnë për të zbuluar qëllimin e këtij sulmi dhe nëse ka ndonjë lidhjeje me qëllime terroriste./ TGCOM

/rtsh.al/