Disa javë pas sulmeve vdekjeprurëse me pager dhe walkie talkie në liban, për të cilat u fajësua Izraeli, Irani ka ndaluar pajisje të tilal të komunikimit në avionë. "Është ndaluar prania e çdo paisjeje elektronike, përveç telefonave celularë, në avionë", bëri me dije agjencia e lajmeve ISNA duke cituar organizatan e aviacionit civil të vendit.
Vendimi u mor rreth tre javë pasi shpërthimi i pajisjeve pager dhe walkie talke, sulme këto që shënjestruan aleatin e Iranit grupin militant libanez Hezbollah, iu mori jetën të paktën 39 personave në Liban ndëras u plagosën 3 mijë të tjerë.
Në fillim të këtij muaji, pajisjet walkie talki dhe pager u ndaluan në avionët e kompanisë ajrore me seli në Dubai, Emirates. Tensionet në lindjen e mesme u përshkallëzuan ndjeshëm pas nisjes në luftën e gazës tetorin e shkuar, dhe në të janë përfshirë edhe grupet e mbështetura nga Irani në Liban, Irak, Siri dhe Jemen.
Gjatëkohëve të fundit, shumë kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet drejt Iranit pas një sulmi raketor që Teherani ndërmori ndaj Izraelit në datën 1 tetor. Irani lëshoi rreth 200 raketa ndaj Izraelit për t’u hakmarrë për vrasjen e krerëve të grupeve miliante në rajon që mbështetën nga Teherani si dhe të një gjeneral të gardës revolucionare iraniane. Izraeli është zotuar të kundërpërgjigjet në mënyrën më vdekjeprurëse dhe preçize, siç është shprehur ministri izraelit i mbrojtjes.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /