RTSH 24 Live

Sociale

Investime në pemëtore - Ismet Petku nga Kukësi ka ngritur parajsën me arra, qershi e kumbulla

03/04/2024

Investime në pemëtore - Ismet Petku nga Kukësi ka ngritur parajsën me arra, qershi e kumbulla

Ismet Petku nga Kukësi prej 14 vitesh merret me fruti- kulturë. Mbi 10 hektarë tokë e ka mbjellë me arra, qershi e kumbulla. Nuk ndalet, por përditësohet në vazhdimësi me zhvillimet në këtë fushë dhe merr më të mirën prej tokës së tij.

14 vite me parë Ismet Petku nisi mbjelljet e para të  pemëve. Ishte aq i lidhur me tokën e tij saqë e quante parajsë.

“Të vish tani këtu është një parajsë, nja bace me lule. Kam realizuar një punim me arra dhe në mes të rreshtave kam mbjellë tërshërë”.

Ky vit sipas Petkut është i mbarë me prodhim ndryshe nga vitet e tjera. “Klima më e mirë, ajri, për moshën time kalohet më mirë këtu se në Tiranë. Ndjej shumë kënaqësi dhe jam shumë komod”, tha ai.

Një sekret që kishte përdorur për mbajtjen e tokës ishte edhe mbajtja e deleve. “Delja ka një natyrë interesante që e përmirëson strukturën e tokës”, shtoi Petku.

Vitet e pleqërisë, Ismet Petku mendon t’i kalojë në tokën e tij, ku e ka punuar me pasion.

RTSH