RTSH 24 Live

Sociale

Investime në Fshat Maliq

03/04/2024

Investime në Fshat Maliq

Fshat Maliqi shtrihet rrëzë një kodre në perëndim të qytetit të Maliqit. Vazhdimisht 900 manorët e tij kanë pasur problematika sa i takon infrastrukturës, ndriçimit publik dhe më kryesorja, mungesa e ujit të pijshëm. 
Me ndërhyrjet e kryera si investime të Bashkisë së Maliqit, tashmë ky fshat ka kushte optimale për jetesë, ndërsa dallohet për infrastrukturën më të kompletuar në zonë. 
Veç ndërhyrjeve brenda në fshat, me asfaltimin e rrugës Maliq-Lozhan i ri-Strelcë, këtij fshati i shtohet një shetitore duke e lidhur atë me qytetin e Maliqit. Banorët shprehen të kënaqur dhe thonë se tashmë fshat Maliqi është më tepër se një qyteze e vogël e kompletuar. Liri Bazelli, ish edukatore shprehet e kënaqur për ndryshimin rrënjësor të këtij fshati.

Gazetare: Geralda Sali, 
Operator: Ilir Qirici, 
Montazhi: Mirjon Biba

/ rtsh.al /