RTSH 24 Live

Sociale

Interes për Arsimin Profesional - Në Shkodër dega më e preferuar, Hoteleri-Turizëm

26/07/2024

Interes për Arsimin Profesional - Në Shkodër dega më e preferuar, Hoteleri-Turizëm

Prej të paktën 5 vitesh në vendin tonë shkollat profesionale kanë tërhequr interesin e të rinjve për të qenë pjesë e tyre dhe më e rëndësishmja është integrimi i shpejtë në tregun e punës.

Në shkollën  e Mesme Profesionale "Hamdi Bushati" në Shkodër vazhdojnë aplikimet për regjistrime në klasat e dhjeta, ndërsa drejtuesja e shkollës Merita Zeneli thotë se edhe për këtë vit ka interes të madh për të ndjekur arsimin profesional, në mënyrë të veçantë drejtimin Hoteleri-Turizëm.

Interesi është i madh, sidomos për drejtimin Hoteleri-Turizëm.Jemi të kënaqur me regjistrimet edhe pse procesi ka filluan me vonesë. Regjistrimi bëhet nëpërmjet e-Albania”, tha Zeneli.

Risi këtë vit është krijimi e Arsimit Profesional Dual, i cili krijon mundësi që nxënësit ta bëjnë shkollën në mjedisin e punës.

Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" ofron studime në tri drejtime kryesore, ekonomi-biznes, hoteleri-turizëm dhe tekstil-konfeksion. Ajo dallon për infrastrukturën e mirë me klasat dhe laboratorët e saj me kushte bashkëkohore.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/