RTSH 24 Live

Televizion

Inspektorja e AKU-së: Gjatë 2023-shit, 38 raste subjektesh që tregtonin produkte të skaduara

17/11/2023

Inspektorja e AKU-së: Gjatë 2023-shit, 38 raste subjektesh që tregtonin produkte të skaduara

Inspektorja e AKU-së, Yllka Allaraj e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, u shpreh se gjatë vitit 2023 janë konstatuar 38 raste të subjekteve që tregtonin produkte të skaduara.

Allaraj u shpreh se këto raste janë denoncuar nga qytetarët, pasi ndërgjejësimi i tyre ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Siguria ushqimore është prioritet e sfidë për të gjithë. AKU është autoriteti kompetent që ofron te konsumatori produkt të sigurt. Ky Autoritet operon përmes planeve vjetore dhe në bazë të tyre përcaktohen operatorët e biznesit ushqimor për inspektim.

AKU ka në fokus indiciet dhe denoncimet që vijnë nga konsumatori dhe alertet që dalin nga analizimi i tyre në laborator, nga sistemi RAS. Në momentin që vijnë këto trupat inspektuese operojnë menjëherë.

Ndërgjegjësimi i konsumatorëve është rritur goxha nga viti në vit. Për 2023-shin ne kemi 38 raste që janë për subjekte që janë konstatuar për produkte të skaduara, nga 22 raste që ishin në 2022-shin.

Këto raste janë konstatuar nga konsumatori. Konsumatori duhet me patjetër të shohë si tregtohen këto produkte, si janë kushtet. Dhe pjesa tjetër ku duhet të fokusohet, është etiketa, pasaporta e produkteve ushqimore”, u shpreh Allaraj.

/rtsh.al/