RTSH 24 Live

Ekonomi

Inflacioni godet sektorin e ndërtimit në BE! EUROSTAT: Kostot në Shqipëri u rritën me 11.4%

22/01/2023

Inflacioni godet sektorin e ndërtimit në BE! EUROSTAT: Kostot në Shqipëri u rritën me 11.4%

Sektori i ndërtimit në vitet e fundit është shfaqur si një kontribues i rëndësishëm në ekonominë e vendit duke hedhur në tregun imobiliar një numër të konsiderueshëm ndërtimesh të reja.

Por krahas ecurisë pozitive të sektorit të ndërtimit vlen të theksohet se çmimet janë rritur në mënyrë të pandalshme diktuar nga rritja e cilësisë së ndërtimit, taksat si dhe rritja e kostove të materialeve të ndërtimit.

EUROSTAT (Zyra e Statistikave të Bashkimit Europian) publikoi një vrojtim mbi treguesin e “Kostos së ndërtimit në godinat e reja rezidenciale”.

Objektivi i këtij treguesi është të pasqyrojë ecurinë e kostove të raportuara nga kontraktori për realizimin e procesit të ndërtimit, me fjalë të tjera shumatoren e kostove të punës, të materialeve, dhe shpenzimeve të përgjithshme.

Vrojtimi konstaton një rritje në të gjithë kontinentin europian referuar çmimeve të sektorit në vitin 2015.

Sipas të dhënavë të paraqitura në Shqipëri rritja e çmimeve përgjatë vitëve të fundit ka qenë modeste krahasuar me vendet e BE duke na vendosur në krye të tabelës.

Referuar tremujorit të tretë të 2022 rritja vlerësohej në 11.4% shumë më mirë se sa mesatarja e vendeve të BE më 31.9%.

Vlen të thuhet se rritja më e madhe në sektorin e ndërtimit në vend erdhi përgjatë vitit 2022 çka përkon me impaktin e agresionit rus në Ukrainë që solli rritjen drastike të hidrokarbureve duke impaktuar të gjithë ekonomite europiane.

Ndërkohë referuar rajonit çmimet e ndërtimit në Greqi janë rritur më 12.9%, Maqedoninë  e Veriut me 60%, Bullgari me 119%.

Vendi më i goditur nga inflacioni në kontinent, Turqia mban edhe rekordin më negativ duke u renditur në fundit të tabelës, me një rritje prej 552.1% të kostovë të ndërtimit.

/rtsh.al/