SPAK ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së në Apelin e Posaçëm për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, për incineratorin e Elbasanit.
Më herët GJKKO vendosi të shpallë të pafajshëm ish deputetin Ballko për incineratorin e Elbasanit, vendim që është kundërshtuar nga SPAK, i cili kërkon që të dënohet me 4 vite burg.
Aktualisht Bllako po vuan dënimin vetëm për incineratoritn e Fierit për “shpërdorim detyre” me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.
Gjithashtu SPAK kërkon që edhe për ish-ministrin Koka t’i shtohet edhe akuza e “shpërdorimit të detyrës”. Në tetor të 2023, GJKKO dënoi ish-ministrin Koka me 5 vjet e 8 muaj burg për korrupsion, ndërsa rrëzoi akuzën e "shpërdorimit të detyrës" për incineratorin e Elbasanit.
/rtsh.al/