RTSH 24 Live

Botë

I vunë zjarrin një ndertesë në Sidney, vetëdorëzohen në polici dy 13-vjeçarë

26/05/2023

I vunë zjarrin një ndertesë në Sidney, vetëdorëzohen në polici dy 13-vjeçarë

Dy 13 vjeçarë janë vetëdorëzuar në polici pasi një zjarr që besohet të jetë vënë nga ta shkatërroi një ndërtesë në qendër të qytetit Australian të Sidney.

Godina u përfshi nga flakët pasditen e së martës dhe u deshën rreth 100 forca zjarrfikëse për t’i vënë nën kontroll.

Policia beson se në incident janë përfshirë edhe adoleshentë të tjerë dhe ka kërkuar që ata të dorëzohen, ndërkohë që konfirmoi se adoleshentët që u vetëdorëzuan po i ndihmonin me hetimin. 

15 persona ndodheshin në godinë në kohën kur ra zjarri dhe dy prej tyre ende nuk dihet ku janë. Të paktën 70 banorë të ndërtesave në afërsi të asaj që u përfshi nga flakët.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/