RTSH 24 Live

Kosovë

I vëllai u ekzekutua nga forcat serbe si i dyshuar për vrasjen e një polici, Artan Harizaj: Më vodhi dokumentet

19/07/2024

I vëllai u ekzekutua nga forcat serbe si i dyshuar për vrasjen e një polici, Artan Harizaj: Më vodhi dokumentet

Faton Hajrizi, i dyshuar si autor i vrasjes së një polici në afërsi të rajonit të Lloznicës, u ekzekutua nga forcat serbe këtë të premte (19 korrik).

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, vëllai i tij, Artan Hajrizi, tregoi se ai i kishte vjedhur dokumentet. Për pasojë, pas ngjarjes së ndodhur të enjten, në media doli identiteti i Artanit i dyshuar si autor.

“Vëllai im ka qenë në Gjermani dhe mi ka marrë dokumentet. Nuk ka ndenjur në Shqipëri apo Kosovë, por në vendet e Europës. Erdhi tek unë, ndenji 1 orë tek unë dhe më mori dokumentet, para  4 ditësh. Unë nuk e dija dhe dje e mora vesh kur pashë dokumentet e mia në mediat e Serbisë, mi solli një shoku im në foto. Shkova në polici dhe dhashë deklaratë që dokumentet mi kanë vjedhur dhe më lan të lirë. Nuk kam patur më kontakte me vëllain”, tha ai.

Sipas mediave serbe, raportohet se gjatë momentit të arrestimit të Faton Hajrizit, ky i fundit ka qëlluar në drejtim të policisë, forcat e së cilës e kanë ekzekutuar autorin e vrasjes së efektivit 34-vjeçar.

/rtsh.al/