RTSH 24 Live

Aktualitet

I infektuar me COVID, shuhet në moshën 87-vjeçare regjisori i njohur Muharrem Fejzo

22/11/2020

I infektuar me COVID, shuhet në moshën 87-vjeçare regjisori i njohur Muharrem Fejzo
Muharrem Fejzo

Dita e sotme për kinematografinë dhe artin shqiptar nis me një lajm të trishtë. Regjisori i njohur Muharrem Fejzo është shuar në moshën 87-vjeçare nga COVID.

Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës"...

Muharrem Fejzo kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-n. Fillimisht nis punë si skenograf në operetat "Rusalka", "Nusja e shitur".

Ka realiziar disa buste në Shqipëri, si atë të "Zonjës Çure" etj.

Më 1966 diplomohet për Aktor dhe më tek si Regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.

Ka bërë regjinë e filmave më të rëndesishëm në kinematografinë tonë, si "Mësonjtrotja", "Muri i gjallë", "Operacion zjarri", "Pranverë e hidhur", "Mëngjese të reja".

Mbante titullin "Naim Frashëri" dhe "Mjeshtër i madh".