RTSH 24 Live

Aktualitet

I dha vulën dhe logon e PD-së grupit të Rithemelimit, KPK shkarkon gjyqtarin Agron Zhukri

19/04/2024

I dha vulën dhe logon e PD-së grupit të Rithemelimit, KPK shkarkon gjyqtarin Agron Zhukri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Shkallës së Parë në Tiranë, Agron Shukri, emri i të cilit u bë i njohur pasi i dha logon dhe vulën e PD grupit të Rithemelimit.

Shkarkimi ndodhi pas probleme që KPK konstatoi në pasurinë e tij. Në vendimin e gjyqtarit Olsi Komidi, relatores Firedes Shulio dhe anëtares Xhensila Pine, u vendos që Agron Zhukri kishte bilance negative në vlera të mëdha dhe nuk justifikonte burimin e pasurisë.

Kjo solli dhe vendimin e shkarkimit të tij, të cilin vetë gjyqtari Zhukri mund ta ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit  brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të KPK.  

Emri i Agron Zhukrit doli në media pas vendimit të tij për t’i dhënë logon dhe vulën e Partisë Demokratike grupit të Rithemelimit, pas përçarjes që demokratë patën mes tyre. Ky vendim më pas u hodh poshtë nga gjykata e Apelit, e cila e riktheu edhe një herë çështjen për shqyrtim.

Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

/rtsh.al/