RTSH 24 Live

Politikë

Interpelanca- Salianji: Situata e kriminalitetit, e rëndë. Balla: Shqipëria destinacion i sigurt turistik

02/05/2024

Interpelanca- Salianji: Situata e kriminalitetit, e rëndë. Balla: Shqipëria destinacion i sigurt turistik

Deputeti demokrat Ervin Salianji në interpelancën me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, kërkoi nga ky i fundit informacione në lidhje me masat e marra për frenimin e krimit dhe emigracionit të paligjshëm.

Salianji deklaroi në krye të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit se prej vitesh situata e kriminalitetit në Shqipëri paraqitet e rëndë. Ai theksoi se ngjarjet kriminale të ditëve, muajve dhe viteve të fundit kanë nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë për të qeverisur dhe garantuar siguri te qytetarët shqiptarë.

“Edhe ky operacion që besoj brenda vetes dhe kjo interpelancë ka kontribut të rëndësishëm për t’u zhvilluar, kemi kapjen e vetëm personave të cilët janë shpërndarës apo spaçtor, të nivelit të ulët në kategorinë e krimit dhe në asnjë rast nuk kemi kapjen e personave që organizojnë organizatat kriminale.

Një tjetër lajm është vdekja e të moshuarve në Dropull. Policia nuk përcakton shkaqet e vdekjes, por  thotë për shkak të dhunës ndaj tyre. Mungesa e sigurisë publike është kthyer në tmerr për qytetarët shqiptar.

Prej vitesh situata e kriminalitetit në Shqipëri është e rëndë.

Gjatë kohës së qeverisjes së PS, e njëjta situatë vazhdon, e njëjta mendësi e funksionimit të policisë së shtetit. Ngjarjet kriminale kanë nxjerrë në pah paaftësinë e qeverisë.

Policia kthehet në gjuetare të kriminelëve për llogari të bandave rivale në qytete të ndryshme.

Opinioni publik u trondit nga deklarata e kreut të SPAK, z. Dumani se për krimin e organizuar nuk bashkëpunojnë dot me policinë e shtetit për shkak të përfshirjes së saj në nivele të larta në bashkëpunim  me krimi, fakte të cilat ne kemi vite që i denoncojmë.

Z.ministër vili është plani i qeverisë për të luftuar krimin? A ka Ministria e Brendshme plan konkret që i ka vendosur ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ça masash ka marrë qeveria për frenimin e krimit të organizuar.

Sa ka qenë kosto në 8 vite që nga miratimi i ligjit dhe sa është numri i punonjësve të policisë së vetuar”, tha Salianji.

Pyetjeve të shtruara nga Salianji, Ministri Balla iu përgjigj duke thënë se Shqipëria është destinacioni më i sigurt turistik.

Balla theksoi se Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një e shkruar e rëndë.

Po ashtu, ministri theksoi se rezultatet e operacioneve në Shqipëri janë vetëm fillimi i revanshit të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar.

“Lajmi më i përhapur sot pavarësisht këndvështrimit tuaj për Shqipërinë është certifikimi kombëtar si destinacion i sigurt turistik. Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare.

Rezultatet e arritura janë fillimi i revanshit të sundimit të ligjit ndaj krimi të organizuar. Në Shqipëri s’mund të ketë më të fortë mbi ligjin, qytetarët”, tha Balla.

/rtsh.al/