RTSH 24 Live

Aktualitet

Vendimet-Kumbaro: Ndërhyrje në 4 ligje për mjedisin, rrisim me 30% masat ndëshkimore

02/05/2024

Vendimet-Kumbaro: Ndërhyrje në 4 ligje për mjedisin, rrisim me 30% masat ndëshkimore

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka njoftuar vendimet e qeverisë për ndryshime në katër projektligje për mbrojtjen e mjedisit dhe ashpërsimin e masave për shkelësit.

Kumbaro bëri me dije se qeveria vendosi ndryshim në ligjin për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis; ligjin për mbrojtjen e mjedisit; ligjin për mbrojtjen e biodiversitetit; për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Kumbaro theksoi se masat ndëshkimore do të rriten me 30% dhe se gjobat do të bëhen menjëherë të ekzekutueshme.

“Do i referohem rezultateve të këshillimit kombëtar të para 1 viti e gjysëm për shtrëngimin e masave për mbrojtjen e mjedisit.

Duhet përforcim i masave ndëshkuese. Rishikuam paketën ligjore ku parashikoheshin prej vitesh masa administrative për kundravajtësit.

Gjobat bëheshin vështirësisht të ekzekutueshme duke humbur efikasitetin e tyre. Më akute bëhet kjo ndërhyrje ku popullsia e Shqipërisë nuk është më 2.8 milionë banorë. Por me shtimin e flukseve turistike, krahas gjithë masave që ka marrë qeveria shqiptare për mirëmbajtjen e mjedisit, masat administrative, gjobat janë jo thjesht pjesë penalizimi, por edhe masë edukimi. Të gjitha masat ndëshkimore rriten me 30% dhe kthehen menjëherë në titull ekzekutiv”, tha Kumbaro.

/rtsh.al/