RTSH 24 Live

Aktualitet

Tiranë-Trafik heroine e kokaine pranë shkollave dhe lokaleve të natës, 20 të arrestur,10 në kërkim

02/05/2024

Tiranë-Trafik heroine e kokaine pranë shkollave dhe lokaleve të natës, 20 të arrestur,10 në kërkim

Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate. Në këtë operacion janë vendosur në pranga 20 prej këtyre personave pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë dhe kanabis.

Për të goditur këtë grup kriminal hetimet që kishin nisur që në muajin janar. Përveç ekzekutimit të 20 masave të arrestit, 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi këta persona ishin kapur më herët.

I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar pak javë më parë në Rrugë të Kavajës në tentativë për t'iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi ti përplas me makinë.

Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj tha se ky trafik kryhej kryesisht afër shkollave dhe lokaleve të natës në të gjithë kryeqytetin, kryesisht në zonat e frekuentuara nga të rinjtë.

“U godit një grup që shpërndante kanabis ,heroin e kokainë afër shkollave dhe lokale nate. Pas një hetimi 4 mujor u siguruan prova ligjore për 35 persona të përfshirë. U arrestuan 20 persona si dhe u ekzekutuan edhe masat për 5 shtetas të arrestuar më parë dhe vijon puna për kapjen e 10 personave të tjerë. Ndaj 20 shtetasve gjykata caktoi “arrest me burg” për prodhim dhe shitje te narkotikeve. Arrest me burg iu dha dhe 5 shtetasve te arrestuar më parë”, tha Vocaj.

Në kuadër të operacionit “Tempulli 3” u sekuestruan 3.5 kg kokainë, 50 doza heroine dhe 100 doza kanabis 27 celulare dhe 5 automjete.

Në muajin mars Sulejmani u kap duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë, në Tiranë.

Në momentin e ndalimit, Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e efektivëve me automjetin e tij dhe duke i përplasur, me qëllim shmangien automjetin e shërbimit të policisë.

I gjendur përballë kësaj situate, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës. Pas ngjarjes, i riu u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës dhe arriti të mbijetojë. 

Enea Sulejmani është kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës.

Gjatë operacionit u arrestuan 20 persona:

Rei Ramushi, 27 vjeç, banues në Tiranë,

Emiljano Birja, 30 vjeç, banues në Tiranë,

Abdullah Zyberi, 31 vjeç, banues në Tiranë,

Albjo Shkira, 28 vjeç, banues në Tiranë,

Kevin Nazari, 27 vjeç,  banues në Tiranë

Amarildo Jashari, 26 vjeç, banues në Tiranë

Florjan Çepa, 46 vjeç, banues në Tiranë

Ibez Zebi, 29 vjeç,  banues në Tiranë,Florjan Miha,

Erol Bardhoshi, 20 vjeç, banues në Tiranë,

Andrin Bajraktari, 34 vjeç,  banues në Tiranë,

Emiljano Maksutaj, 28 vjeç, banues në Thumanë, Krujë,

Hamza Firi, 20 vjeç, banues në Tiranë,

Albi Bulku, 36 vjeç, banues në Tiranë,

Maringlen Kolaj, 19 vjeç, banues në Tiranë,

Armando Disha, 19 vjeç, banues në Tiranë

Klodjan Lena, 20 vjeç, banues në Tiranë,

Altmir Mustafaraj, 29 vjeç, banues në Tiranë,

Gentjan Agaj, 24 vjeç, banues në Tiranë,

Flori Lime, banues në Fier, Roskovec

Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 5 shtetas të arrestuar më parë gjatë këtij procedimi, konkretisht shtetasit:

Envis Gorellari, 37 vjeç, Enea Sulejmani, 28 vjeç, Igli Begaj, 20 vjeç, Shkëlqim Ostreni,  26 vjeç, të katërt banues në Tiranë, dhe Fatjon Çiçi, 34 vjeç, banues në Memaliaj.

/rtsh.al/