RTSH 24 Live

Aktualitet

Goditja me thikë e drejtorit të ATK-së nga bashkëshorti i Ibrahimajt, Vocaj: Hetimet i bën prokuroria

02/05/2024

Goditja me thikë e drejtorit të ATK-së nga bashkëshorti i Ibrahimajt, Vocaj: Hetimet i bën prokuroria

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj  ka sqaruar të vërtetën e policisë lidhur me plagosjen me thikë të drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, ku është përfshirë bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj.

Vocaj tha se ngjarja i përket vitit 2023 dhe se materialet i janë referuar prokurorisë, e cila po heton ngjarjen “goditje për shkak të detyrës”. Rrumbullaku pranoi gjithashtu se policia nuk ka mundur të kap menjëherë autorin.

“Lidhur me këtë ngjarje është e vitit 2023 dhe strukturat e hetimit të komisariatit nr. 1 kanë kryer veprimet e nevojshme dhe materiali është referuar në prokurori e cila ka zhvilluar hetime për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Është e vërtet që nuk është bërë e mundur që të kapet menjëherë autori i ngjarjes”, tha Vocaj.

Drejtori i Policisë së Tiranës ka sqaruar edhe aludimet në media se polica fshehu ngjarjen përr shkak se ishte përfshirë bashkëshorti i një ministre. Për Vocajn kjo ngjarje nuk përfshirët tek ato sensitive ku polica del me njoftime për shtyp.

“Lidhur me aludimet që policia ka pasur mungesë transparence se kjo ngjarje nuk futet në kategorinë e ngjarjeve sensitive dhe jep njoftime për shtyp. Ne kemi referuar të gjitha materialet në prokurori dhe është ajo që ka hetuar këtë çështje”, tha Vocaj.

Bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Brahimaj është përfshirë në një sulm me thikw ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Ngjarja ka ndodhur në nëntor 2023, në periudhën kur Ibrahimaj drejtonte ministrinë e Financave, por u zbulua në media 5 muaj më pas, më 26 prill 2024. Në nëntor 2023 Koshaj ka bërë kallëzimin në polici se Andri Brahimaj e kërcënoi dhe goditi për shkak të detyrës, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të ministrisë së Financave.

/rtsh.al/