RTSH 24 Live

Kronika

I dënuar në Itali, kapet në Elbasan 54-vjeçari

22/01/2021

I dënuar në Itali, kapet në Elbasan 54-vjeçari

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 54 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.  54-vjeçari Ramazan Ereqi do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.