RTSH 24 Live

Rajon

I akuzuar për lidhje me një grup kriminal, arrestohet zëvendësdrejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi

22/03/2023

I akuzuar për lidhje me një grup kriminal, arrestohet zëvendësdrejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi

Zëvendësdrejtori i Policisë për Luftimin e Krimit të Organizuar në Mal të Zi, Dejan Knezheviq është arrestuar, i akuzuar për lidhje të dyshuar me një grup të kriminal.

Sipas “Vijesti”, Knezheviq u arrestua me dyshimin se ka krijuar një organizatë kriminale dhe kontrabandë droge, ndërsa nuk bëhen me dije më shumë detaje.

Dejan Knezheviç është punonjës dhe funksionar i vjetër i Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi, teksa më parë ka shërbyer si drejtues në Departamentin për Luftën kundër Kontrabandës së Drogës.

/rtsh.al/