RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Hristijan Mickoski mandatohet për formimin e qeverisë: Do marrim më shumë se 80 vota

06/06/2024

Hristijan Mickoski mandatohet për formimin e qeverisë: Do marrim më shumë se 80 vota

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, mandatoi të enjten kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, për formimin e qeverisë së re.

Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve dhe formatimit të parlamentit të ardhshëm, kryetarja e shtetit shprehu bindjen se mandati për Mickoskin do të konfirmohet nga shumica.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka mundësi serioze që të formojë qeverinë, gjegjësisht të grumbullojë 61 vota për programin dhe përbërjen e qeverisë së re, e cila duhet prezantuar në afat prej 20 ditësh,” tha Siljanovska-Davkova.

Ndërsa sipas kryetarit Mickoski, negociatat për qeverinë tashmë kanë përfunduar në pjesën e formimit të dikastereve qeveritare.

Së shpejti do të formohet një qeveri e re, reformiste, që si qëllim themelor do të ketë avancimin e proceseve. Le të mos e zhysim shtetin dhe shoqërinë në pellgun e politikës, por ta zhvillojmë vendin tonë, t'i bëjmë qytetarët të ndihen mirë, të ruajmë ekonominë me investime të fuqishme,” deklaroi Mickoski.

VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe Lëvizja ZNAM, si partnerë të mundshëm në qeverinë e ardhshme, kanë së bashku 78 deputetë. Mickoski ka thënë se ai beson se do të marrë më shumë se votat e nevojshme. Votimi i qeverisë kërkon mbështetjen nga dy të tretat e parlamentarëve, ose 80 nga 120 anëtarët e parlamentit maqedonas.

/rtsh.al/