RTSH 24 Live

Aktualitet

Hoxha: Masa e SPAK ndaj Hoxhës dhe Qynos, lajm tronditës

2 orë para

Hoxha: Masa e SPAK ndaj Hoxhës dhe Qynos, lajm tronditës

Në studion e “3D”  të Alban Dudushit në RTSH1, gazetari Poli Hoxha u shpreh se masat e dhëna për dy kolegët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, jo vetëm që nuk është një lajm i mirë por është një lajm tronditës.

Lajmi i sotëm në një far mënyrën ndryshon historinë e punës së SPAK nga një pikëpamje por të gjithë peizazhit të krijuar deri tani. Unë e  kam thënë shpesh që ne si media kemi shumë probleme por dalja e këtyre emrave është një lajm shumë i keq. Unë shpresoj që të mos jetë kështu sikurse duket po pavarësisht punës së SPAK nuk mund të hidhet poshtë puna dhe kontributi i Artan Hoxhës si gazetar me më shumë eksperiencë por dhe të kolegut tjetër Qyno.”

 

/rtsh.al/