RTSH 24 Live

Kosovë

Hovenier: Dialogu me Serbinë të përfundojë me njohjen e Kosovës, realiteti duhet pranuar

11/06/2024

Hovenier: Dialogu me Serbinë të përfundojë me njohjen e Kosovës, realiteti duhet pranuar

“Dialogu Kosovë-Serbi duhet të sjellë njohjen reciproke të dy vendeve në fund, pasi vetëm në këtë mënyrë plotësohet vizioni i SHBA për një Evropë të plotë”. Ky ishte mesazhi që ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Xhefri (Jeffrey) Hovenier dha në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2024”.

Hovenier ka dënuar edhe deklaratat e dala nga “kuvendi gjithëserb”, duke thënë se Kosova është një vend i pavarur dhe të gjithë duhet të pranojnë këtë realitet.

“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe, sidomos duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e mundshme që mund të pasojë. Ne shprehim shqetësimin tonë për deklaratat e “Kuvendit gjithëserb” se “Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë” dhe më duhet të them se ky nuk është qëndrimi i SHBA dhe vendeve partnere. Kosova është një vend i pavarur dhe demokratik dhe kjo duhet të pranohet dhe nuk mund të rinegocionohet”, tha Hovenier.

Ambasadori foli edhe për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, ku tha se SHBA do të mbështesë çdo nisëm që afron këto vendet me familjen evropiane.

“SHBA e sheh Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe politika jonë përshtatet me vizonin më të gjerë për këtë rajon. Ky vizion është për të shtyrë përpara një vizon apartiak të gjatë dhe për në Evropën të lirë të plotë dhe në paqe. Prioritet i SHBA për rajonin është për të mbështetur integrimin evropianët këtyre vendeve dhe ato të futën plotësisht në strukturat e BE dhe NATO-s. Më vjen mirë të shoh që vendet e r ajon përqafojnë integrimin në BE pasi në këtë mënyrë vendet do të jenë më të zhvilluara dhe tregu i përbashkët ekonomik do të sjellë më shumë prosperitet për këto vende.  SHBA mbështet nisma që afron vendet e rajonit drejt BE”, tha Hovenier.

/rtsh.al/