RTSH 24 Live

Kulturë

Homazhet për Ismail Kadarenë, Meta: Gjenitë si ai, jetojnë në ndërgjegjen e kombit

03/07/2024

Homazhet për Ismail Kadarenë, Meta: Gjenitë si ai, jetojnë në ndërgjegjen e kombit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet në nder të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare. Në fjalën e tij para mediave, Meta u shpreh se gjenitë si Kadare, jetojnë në ndërgjegjen e kombit.

Meta tha se Kadare ngriti Shqipërinë në majën e letërsisë botërore pikërisht atëherë kur vendi ishte më i izoluar se kurrë.

“Ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore pikërisht atëherë kur Shqipëria ishte më e izoluar se kurrë. Jo vetëm kaq, por edhe me sakrificat e tij i parapritu një epoke të re. I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh e të papërsëritshëm, Ismail Kadare. Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit”, tha Meta.

/rtsh.al/