Një atmosferë e veçantë e muzikës Jazz zbriti në Pogradec, mbrëmjen e së dielës. Koncerti i miksuar me muzikë shqiptare dhe të huaj, sjellë nga Gent Rushi & Band në bashkëpunim me këngëtaren Alba Dajlani, mbajti të mbërthyer publikun pogradecar dhe vizitorët për më shumë se një orë në sheshin “Odeon”.
Pjesëtarët e grupit shprehen se ka qenë kënaqësi performanca në Pogradec në këtë periudhe ku dhe nurmi i turistëve është i madh edhe për faktin që kanë mundur të prezantojnë edhe muzikën shqiptare sjellë në versionin jazz.
“Sinfo Jazz Koncert” u zhvillua për të parën herën në qytetin e Pogradecit dhe pritet të kthehet në një koncert të përvitshëm për të gjithë admiruesit e kësaj rryme muzikore.
/rtsh.al/