RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Hezbollah sulm me raketa, vriten katër ushtarë izraelitë dhe plagosen 58 të tjerë

14/10/2024

Hezbollah sulm me raketa, vriten katër ushtarë izraelitë dhe plagosen 58 të tjerë

Katër ushtarë janë vrarë dhe 58 kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me dron që synonte një bazë ushtarake në veri të Izraelit. Lajmi u bë me dije nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), sipas të cilave 7 ushtarë kanë mbetur të plagosur rëndë në sulmin në një bazë "në afërsi të Binyamina" - një qytet rreth 20 milje (33 km) në jug të Haifës.

Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin, për të cilin tha se kishte në shënjestër një kamp trajnimi të Brigadës Golani të IDF-së në zonë, e cila është e vendosur midis Tel Avivit dhe Haifës.

Sipas zyrës së medias të grupit të armatosur, ky sulm erdhi si kundëerpërgjigje e sulmeve izraelite në Libanin jugor dhe Bejrut.

Shërbimi izraelit i ambulancës, Magen David Adom (MDA), tha më herët se 61 persona ishin plagosur në sulm. Ai shtoi se 37 prej tyre ishin dërguar në tetë spitale rajonale, ose me ambulancë ose helikopter.

Në një deklaratë përpara se IDF të konfirmonte numrin e viktimave, MDA tha se krahas tre të plagosurve në gjendje kritike, 18 nga viktimat ishin në gjendje të moderuar, 31 pësuan lëndime të lehta dhe nëntë persona "vuanin nga ankthi".

/rtsh.al/