RTSH 24 Live

Kosovë

Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do e forconte paqen dhe sigurinë

10/02/2024

Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do e forconte paqen dhe sigurinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe që vepron në kuadër të KFOR-it italian në Kosovë.

Nëpërmjet një reagimin në rrjetet sociale, Haradinaj ka publikuar pamje nga ky aktivitet dhe ku shkruan se, “Italia është një nga kontribuuesit më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, duke luajtur rol edhe në shumë procese të rëndësishme për vendin”.

Sipas tij, partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, duhet të thellohet e zgjerohet në procese të rëndësishme që kemi përpara, siç është anëtarësimi i Kosovës në NATO, akt ky që do e forconte paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm”.

Gjithashtu, Haradinaj ka falënderuar Gjeneral Capodivento për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

“Sot, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe që vepron në kuadër të KFOR-it italian, falënderova Gjeneral Capodivento për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij dhe i urova mirëseardhje Kolonelit Rosati, me urimet më të mira për sukses në detyrën e re”, shprehet Haradinaj.

 

/rtsh.al/