RTSH 24 Live

Aktualitet

Hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Këtij motori ekonomik do i shtohet edhe aeroporti i Vlorës

05/07/2024

Hapet tuneli i Llogarasë, Rama: Këtij motori ekonomik do i shtohet edhe aeroporti i Vlorës

Tuneli i Llogarasë  nga sot (5 korrik) është e aksesueshëm nga të gjithë qytetarët duke shkurtuar distancën dhe lehtësuar trafikun. Në momentin e hapjes i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se sot u bë realitet një ëndërr e kahershme.

“Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, që sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë, si edhe një motor i ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit, të cilës në fund të vitit do t’i shtohet edhe motori i fuqishëm i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës”, tha Rama.

Me një gjatësi prej 5.9 km Tuneli i Llogarasë është edhe tuneli më i gjatë në Shqipëri dhe bëhet për 7 minuta nga Dukati në Palasë. Tuneli cilësohet si porta për në jug të vendit ku do i shërbejë jo vetëm turizmit por edhe motorit ekonomik të zonës.

Me vlerë investimi rreth 142 milionë euro tuneli do të jetë falas deri në 2025 dhe më pas do të bëhet me pagesë kur vepra do të dorëzohet plotësisht.

/rtsh.al/