RTSH 24 Live

Aktualitet

Trupat e ndërhyrjes teknike gjatë sezonit turistik, Brataj: Trup e përbashkët me mjekë, zjarrfikës e policë

08/07/2024

Trupat e ndërhyrjes teknike gjatë sezonit turistik, Brataj: Trup e përbashkët me mjekë, zjarrfikës e policë

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik pore dhe rritjes së sigurisë dhe shpëtimit të jetës në aksidente apo ngjarjeve të tjera të rënda është krijuar njësia e re Trupat e ndërhyrjes teknike ose TNT, e përbërë nga Policia e Shtetit, Urgjenca Kombëtare dhe Shërbimi Zjarrfikës.

Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Skënder Brataj, kreu i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësor tha se do të jenë dy njësi lëvizëse që do të stacionohen në jug të vendit.

Brataj sqaroi se këto njësi do të përbehen nga mjekë të urgjencës, policë dhe zjarrfikës pasi në raste të ndryshme kërkohet ndërhyrja e secilit prej tyre. Njëra nga njësitë do të qëndrojë në tunelin e sapo hapur të Llogarasë theksoi Brataj, ndërsa tjetra do të qëndrojë po në jug. Ai sqaroi gjithashtu se këtë vit ata janë në fazë eksperimentale.

 “Ideja lidin nga praktikat e vendeve të ndryshme evropiane që kanë njësi të ndërhyrjes së shpejt me të gjitha forcat së bashku. Urgjenca, zjarrfikësja, policia janë një grup që të kursejnë kohë për të shpëtuar jetë dhe për të zgjidhur problemet e ndryshme. TNT është në fazë eksperimentale këtë vit”, tha Brataj.

Lidhur me mënyrën e funksionit Brataj theksoi se janë marrë modelet e vendeve evropiane, ku do të ketë një protokoll dhe trajnimit të përbashkët të zjarrfikësit, policit dhe mjekut që të gjithë të dinë të japin ndihmën e shpejtë edhe nëse ata janë vetëm.

“Nëse policia apo zjarrfikësja do të jenë në një vendngjarje dhe nuk ka personel mjekësor do të trajnohet të dinë të japin ndihmën e parë. Do ketë një trajnimi të përbashkët teknik, ku çdo gjë do jetë në shërbim të pacienti. Të dy mjete pilot do jenë në jug. Në këtë moment janë dy makina një do jetë në tunelin e Llogarasë. Nga e hëna do shohim të nisim trajnimet e para për trupat e përbashkëta që do të angazhohen dhe se si do të aktivizohen. Do të ketë një protokoll të përbashkët”, u shpreh Brataj.

/rtsh.al/