RTSH 24 Live

Aktualitet

Shqiptarja që drejton milionat e kompanive londineze, Skura: Sfiduese, ja si më pritën britanikët

08/07/2024

Shqiptarja që drejton milionat e kompanive londineze, Skura: Sfiduese, ja si më pritën britanikët

Prej 25 vitesh emigrante në Londër, Ermira Skura ka ditur të fitojë respektin dhe vlerësimet e britanikëve duke iu besuar drejtimi i financave të disa prej institucioneve më të mëdha.

Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, kontabilistja Skura tregoi se si iu hapën dyert në këto kompani.

“Emigrova në Londër 25 vite më parë dhe zhvillova studimet e mia më tej në fushën e financës dhe në kontabilitet përmes një organizate profesionale ndërkombëtare. Ishte një punë me kohë të pjesshme por më duhej eksperienca e punës si kontabiliste e certifikuar. Isha me fat që të fusja këmbët në kompani të mëdha dhe të mirënjohura në Londër. Aty isha shefe finance dhe punoja dhe në kompani të tjera”, tha Skura.

Por si u prit një shqiptare e talentuar nga vetë britanikët në poste të tilla drejtuese? Skura rrëfen se ishte shumë sfiduese, por se kur tregoje vlerat dhe etikën e punës britanikët e vlerësonin këtë fakt.

“Është sfiduese por e mirëpresim dhe kur britanikët të shikojnë që punon shumë dhe kemi etikë në punë ata e pranojnë dhe respektohemi kudo që punojmë. Sfida ishte që në fillimet  e para të filloje në një kapmani duke treguar se kishte aftësi drejtuese për projekte është më e lehtë pastaj. Sfiduese është edhe vetë puna, por kur ia del të besohen role të mëdha”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/