RTSH 24 Live

Kulturë

Guinness Albania 2024, Shqipëria nuk arrin të vendosë rekordin e ri, organizatori Bombaj: Ishin regjistruar gati 5400 persona

07/06/2024

Guinness Albania 2024, Shqipëria nuk arrin të vendosë rekordin e ri, organizatori Bombaj: Ishin regjistruar gati 5400 persona

Shqipëria nuk mundi të vendosë rekordin e ri Guinness për krijimin e biçikletës më të madhe nga njerëz. Të pranishëm në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin shqiptar Tiranë ishin 2098 persona. Rekordi mbahet nga Rusia me 2600 persona.

Organizatori Leonard Bombaj tha për RTSH 24 se në total ishin regjistruar 5400 persona. Por siç u shpreh ai “premtime të pambajtura nuk ka vetëm në politikë”. Megjithatë, ai shprehet optimist për thyerjen e rekordit në aktivitetin e ardhshëm.

Ishin regjistruar gati 5400, por jo vetëm në politikë kemi premtime të pa mbajtura, por duket se edhe ne mes njëri-tjetrit. Në këtë mosrealizim duhet të shikojmë pak edhe çfarë kemi kuptuar, shkollat janë aq shumë të përdorura nëpër evente sa sado që të lajmërosh dhe të thuash për diçka që i përket kombit, ata janë kaq të lodhur sa nuk besojnë se bëhet fjalë për diçka siç ishte kjo. Por mendoj që ne në një rast të ardhshëm do t’i presim, do sigurohemi më mirë dhe rekordin do ta thyejmë. Kjo figurë që ne realizuam ka brenda mesazhe të jashtëzakonshme. Me disa rregullime shumë të vogla do tja dalim dhe ky është një shembull shumë i mirë që nuk ka dështime, por vetëm mësime”, u shpreh Bombaj.

/rtsh.al/