RTSH 24 Live

Kronika

Grupet kriminale në Tiranë përfshijnë të miturit 

09/02/2023

Grupet kriminale në Tiranë përfshijnë të miturit 

Grupet kriminale po përfshijnë të miturit në aktivitete të paligjshme. Shpërndarja e dozave të drogës, sidomos në zonat periferike të kryeqytetit, është fenomeni që po konstatohet shpesh nga blutë e policisë së Tiranës. 

Rasti më i fundit është evidentuar dhe goditur nga Policia e kryeqytetit këtë të enjte, ku një 16-vjeçar dhe “shefi” i tij 27-vjeçar u prangosën nga uniformat blu.

Policia e Tiranës raportoi, se dy persona janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke shpërndarë doza kokaine dhe kanabisi në zona të ndryshme të qytetit.

Në pranga kanë rënë, Musel Kumbria, 27-vjeç dhe një 16 vjeçar, ku mësohet se 27-vjeçari siguronte lëndën narkotike më pas në bashkëpunim me të miturin i ndanin në doza dhe i shisnin në zonën e Yzberishtit.

Policia sekuestroi rreth 2 kg kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189.800 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.   

Ndërkohë, policia bën të ditur, se kanë vijuar hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

/ rtsh.al /