RTSH 24 Live

Greqi

Greqia dhe Turqia janë "aleatë të çmuar dhe të rëndësishëm", thotë shefi i NATO-s

19/09/2024

Greqia dhe Turqia janë "aleatë të çmuar dhe të rëndësishëm", thotë shefi i NATO-s

"Greqia dhe Turqia janë dy aleatë të vlefshëm dhe të rëndësishëm, të cilët kontribuojnë në mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët në mënyra të ndryshme, të dyja luajnë një rol të rëndësishëm në NATO dhe janë pjesë e vendimmarrjes në baza ditore", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg.

Nw një aktivitet tw zhvilluar para largimit nga ky post, ai vuri në dukje se ai mendon se aleatët duhet të jenë miq.

Stoltenberg, gjithashtu tha se kur ka disa dallime dhe sfida në marrëdhëniet dypalëshe, shumica e tyre duhet të zgjidhen përmes dialogut bilateral.

Ai gjithashtu thekson se sa herë që ka takime bilaterale dhe dialog mes dy vendeve për të adresuar këto dallime, ai i mirëpret ato.

Ai shtoi se NATO ka luajtur një rol si një platformë për të lehtësuar dialogun dhe për t'u marrë me dallimet. Siç vuri në dukje Jens Stoltenberg, NATO e bëri këtë në disa faza dhe për të adresuar rrezikun e incidenteve në Egje, në det dhe në ajër.

 

/rtsh.al/