Stefanos Kasselakis nuk është më kreu i opozitës kryesore greke, SYRIZA-Aleanca Progresive pasi shumica e kryesisë së partisë votuan në favor të një mocioni mosbesimi kundër tij.
Sekretariati politik i SYRIZA ka konfirmuar se Stefanos Kasselakis është hequr nga posti.
Në një votim të enjten vonë, tha ai, për largimin e tij votuan 17 anëtarë, dhe vetëm një votë ishte kundërshtuese nga deputetja Theodora Tzakri.
Mbledhja e jashtëzakonshme e sekretariatit politik të së enjtes u thirr për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme në lidhje me pasojat e mosbesimit, ku disa zyrtarë argumentuan se Kasselakis duhet të qëndrojë në postin e tij deri në kongresin e SYRIZA-s në nëntor.
Mbështetësit e Kasselakis, u mblodhën jashtë ambienteve në sheshin Koumoundourou, duke brohoritur parulla kundër rivalëve të tij politikë, veçanërisht të ashtuquajturit "Grupi i 87", i njohur për lidhjet e tyre të ngushta me ish-kryeministrin Alexis Tsipras.
Në një postim në rrjetet sociale, Kasselakis i bëri thirrje mbështetësëve të tij të ushtrojnë "moderim, durim dhe vetëpërmbajtje".
Ky ishte dhe reagimi i tij publik pas ditëve të heshtjes dhe spekulimeve në rritje nëse ai do të largohet nga politika apo do të përpiqet të mbajë kontrollin e partisë.
/rtsh.al/