RTSH 24 Live

Botë

Greqi/ Mbytet anija me emigrantë në Mykonos, humbin jetën 3 persona, 12 rezultojnë të zhdukur

26/05/2023

Greqi/ Mbytet anija me emigrantë në Mykonos, humbin jetën 3 persona, 12 rezultojnë të zhdukur

Një anije me emigrantë është mbytur në Mykonos të Greqisë, ku janë gjetur të pajetë trupat e 3 personave, ndërsa 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur.  

Dy persona janë shpëtuar, teksa sipas deklaratës së tyre, ata ishin nisur nga bregdeti turk dhe ndodheshin në një skaf plastik me pesëmbëdhjetë persona të tjerë në bord pa mjete shpëtimi.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë tre anije të rojës bregdetare greke, një helikopter dhe forca tokësore, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e 12 personave të tjerë të zhdukur.

/rtsh.al/