RTSH 24 Live

Ekonomi

Gonxhja: 63% e subjekteve me probleme informaliteti, do fusim inteligjencën artificiale

23/10/2024

Gonxhja: 63% e subjekteve me probleme informaliteti, do fusim inteligjencën artificiale

Të dhënat zyrtare tregojnë se informaliteti gri në Shqipëri mund të trajtohet me ndërhyrjen e autoriteteve. Vendi do të pilotojë një sistem të ri analize, të bazuar në inteligjencën artificiale.

Detajet u dhanë të mërkurën nga ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja.

Ai së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e linjës mbajtën një takim informues me strukturat tatimore.

"Nga 10 mijë inspektime në vit, të dhënat tona vërtetojnë se kemi gjetur 63 për qind të subjekteve që kanë rezultuar me shkelje me elemente të informalitetit gri, mosdeklarimi i pagës, mungesa e kontratës, moskalimi i pagës në sistemin bankar, përllogaritje e pasaktë e pagës apo e turneve të dyta e të treta. Punëmarrësit informalë të identifikuar gjatë inspektimeve rezultojnë me rritje 23 për qind nga një vit më parë. kemi një rritje të jashtëzakonshme të volumit tregtar, rritje ekonomike, të turizmit, pra ka një tentativë në rritje për të përfituar në mënyrë të padrejtësitë nga mundësitë e një tregu në zhvillim e sipër.

1.984 punëmarrës informalë të futur në skemën e pagës formale që janë futur në arkën e sigurimeve shoqërore, bashkë me 3 milionë euro vetëm prej tyre.

Shqipëria është përzgjedhur për të pilotuar një sistem të ri për analizën e riskut, i bazuar në inteligjencën artificiale. Do të sjellë drejtpërdrejt të dhëna të kryqëzuara sesa ato nga monitorimet në terren," deklaroi z. Gonxhja.

/rtsh.al/