Një gjykatës federal ka bllokuar planin e Presidentit Donald Trump për të larguar nga puna punonjësit federal, duke u ofruar atyre stimuj financiarë. Vendimi erdhi disa orë përpara afatit të mesnatës që punëtorët të aplikonin për programin e dorëheqjes.
Gjykatësi i qarkut amerikan, George O'Toole Jr. në Boston nuk shprehu një opinion mbi ligjshmërinë e programit. Ai caktoi një seancë dëgjimore për të hënën dhe i tha administratës që të shtynte afatin për aplikimet.
Disa sindikata kanë paditur planet e Trump, të cilat janë hartuar nga Elon Musk. Presidenti republikan po përpiqet të pakësojë dhe riformësojë fuqinë punëtore federale.
Shtëpia e Bardhë nga ana e saj tha se më shumë se 40,000 punonjës federalë kanë rënë dakord të japin dorëheqjen. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Levitt tha se mbi 40,000 punonjës federalë kanë rënë dakord të japin dorëheqjen në këmbim të vazhdimit të pagesës deri më 30 shtator.
"Ne presim që ky numër të rritet," tha Leavitt. "Ne inkurajojmë punonjësit federalë që të pranojnë ofertën shumë bujare."
Ajo foli ndërsa lajmet u përhapën për një tjetër gjykatës federal që bllokoi përkohësisht planin. Gjykatësi e urdhëroi administratën Trump të zhvendoste një afat kohor që mbaronte në mesnatë për punonjësit federal. AP
/rtsh.al/